Aksidentoi 18-vjeçarin në vijat e bardha, arrestohet vajza shofere

Aksidentoi 18-vjeçarin në vijat e bardha, arrestohet vajza shofere

Një vajzë 22-vjeçare u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi goditi me makinë një djalë 18-vjeçar që po kalonte në vijat e bardha.
Aksidenti ka ndodhur nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim për në rrugën “Shefqet Musaraj”.
Njoftimi i policisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen E. F., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, nga bulevardi “Gjergj Fishta”, me drejtim me rrugën “Shefqet Musaraj”, në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasin T. M., 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Burimi