Aksidenti që i mori jetën shqiptarit në Athinë/ Dëshmia e 22-vjeçares: Kisha pirë 3 gota verë

Aksidenti që i mori jetën shqiptarit në Athinë/ Dëshmia e 22-vjeçares: Kisha pirë 3 gota verë

Mediat greke kanë publikuar dëshminë e 22-vjeçares që shkaktoi aksidentin tragjik ku humbi jetën taksisti me origjinë shqiptare, Gentian Kamberi.
Sipas asaj që raporton Protothema, 22-vjeçarja Ekaterina Caci ka kërkuar falje për ngjarjen, duke pranuar se natën e aksidentit kishte konsumuar tri gota verë.
“Piva tri gota verë, mbaj mend vetëm vendin e përplasjes,” ka deklaruar ajo lidhur me aksidentin që ndodhi në Tebë të Athinës.
Megjithatë, ndonëse analizat e gjakut treguan se ajo kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli, gjatë mbrojtjes së saj ka mohuar këtë fakt.
“Isha në një lokal në Keratsini me miqtë e mi. Isha e uritur dhe thamë: ‘Hajde të hamë në Shën Petersburg’,” ka treguar ajo.
Sipas Protothema.gr, rezultatet e analizave të gjakut treguan se 22-vjeçarja kishte një nivel alkooli prej 1.29 g/l, ndërkohë që kufiri i lejuar ishte 0.50 g/l, pra thuajse trefishin e limitit të ligjshëm.
Burimi