Gerôme, piktori i dashuruar me arnautët e fustanellës

Gerôme, piktori i dashuruar me arnautët e fustanellës

Në 30 tetor të këtij viti (2019), në Christi’s të Nju Jorkut do të nxirret në ankand një nga tablotë e piktorit francez të shekullit XIX, Jean-Léon Gérôme, e vlerësuar midis 2.800.000 dhe 3.800.000 dollarë. Eshtë tabloja që ai krijoi për Marko Boçarin, në studion e tij në Paris, në vitin 1874, pas udhëtimeve të tij në Egjipt dhe Greqi. Shqiptari i sotëm, menjëherë mund të pyesë se cili është ky piktor dhe pse kjo lidhje e tij me shqiptarët?   Në historinë e artit të pikturës është e rrallë që një piktor i njohur t’i jetë drejtuar me aq pasion dhe adhurim shqiptarëve. Leon Gerôme (Zherom), në pikturën franceze të gjysmës së dytë të shekullit XIX, njihet si një piktor akademik dhe realist, që...