Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Gënjeshtra “patriotike” e tre vëllezërve të Skënderbeut të helmuar nga Sulltani
Ylli Polovina Deri tani, në dy shkrime, duke u mbështetur mes të tjerash në botimin më së fundi në Tiranë nga Fondacioni Arsimor Kulturor Humanitar i të gjitha botimeve të “Kalendarit Kombiar” (drejtuar prej rilindasve Kristo Luarasi dhe Mit’hat Frashëri në vitet 1897-1928), vumë në dukje se na kanë shpëtuar nga vëmendja e duhur dy rrethana: e para, Naim Frashëri me librin e tij poemë të zjarrtë “Istori ei Skënderbeut” ka dëshmuar që në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë profilin e qartë të një politikani mjaft aktiv për të luftuar me armë në dorë sundimin osman dhe çliruar Shqipërinë; e dyta, që midis tij dhe të vëllait filozof dhe enciklopedist, politikan projektues i organizimit të ardhshëm proevropian të shtetit tonë, Sami Frashërit, kishte një diferencim....