Von der Leyen drekë pune me liderat e Ballkanit Perëndimor, ftesë Ramës dhe Kurtit
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të enjten do të mbajë drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero, ka konfirmuar se ftesa i ka shkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Megjithatë, Pisoneri nuk tregoi nëse të gjithë liderët do të jenë të pranishëm.
Von der Leyen ftoi liderët ballkanikë për të konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të afrimit të rajonit me bllokun.
Fokusi është në agjendat e reformave që gjashtëshja ballkanike i ka dorëzuar Brukselit.
Agjenda e reformës është dokument që të gjashtë kandidatët për anëtarësim në BE nga Ballkani Perëndimor duhej ta dorëzonin në Komisionin e BE-së për t’i marrë paratë nga paketa financiare për rajonin me vlerë gjashtë miliardë euro.
Në qershor të këtij viti, von der Leyeni fitoi mandatin e dytë pesëvjeçar në krye të Komisionit Evropian.
i.b./dita
Burimi