VIDEO: Kalifornia tronditet nga një tërmet 7 ballë, autoritetet anulojnë paralajmërimet për cunami
Një tërmet me magnitudë 7 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në brigjet e Kalifornisë veriore.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti goditi në orën 10:44 të enjten në mëngjes, rreth 60 milje në jugperëndim të Ferndale, Kaliforni.
Gjithashtu një paralajmërim për cunami u lëshua fillimisht përgjatë brigjeve të Kalifornisë veriore dhe Oregonit jugor, një zonë që përfshin rreth 4.7 milion njerëz, por që atëherë është anuluar.
Epiqendra e tërmetit goditi më afër qytetit Ferndale, Kaliforni, një qytet i vogël në kontenë Humboldt rreth 260 milje (418 km) në veri të San Franciskos.
Zyra e Shërbimeve të Emergjencave të Sherifit të Qarkut Humboldt tha se nuk kishin marrë menjëherë asnjë raport që tregonte dëme të përhapura.
Tërmeti duket se nuk ka shkaktuar shkatërrime të mëdha.
Ndërsa disa zona, duke përfshirë qytetin Berkeley në Kaliforninë veriore, lëshuan një urdhër evakuimi për shkak të kërcënimit të një cunami të mundshëm.
Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom pasi u informua për tërmetet u takua menjëherë me zyrtarë të emergjencës shtetërore për të ndihmuar në koordinimin e reagimit.
j.l./ dita
Burimi