Rrëshqitje masive dheu, bllokohet aksi rrugor Kukës-Shishtavec

Rrëshqitje masive dheu, bllokohet aksi rrugor Kukës-Shishtavec

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit ka shkaktuar probleme me qarkullimin në disa akse rrugore. 
Një rëshqitje masive dheu ka bllokuar aksin Kukës-Shishtavec. Raportohet se aksi rrugor qëndroi i bllokuar për rreth një orë.
Automjetet u bllokuan në pamundësi për të lëvizur, teksa në vendin e quajtur Ura e Lojme, rrëshqitja e dheut shkaktoi dhe rënien e një shtylle tensioni.
Hapja e plotë e rrugës është bërë e mundur pas rreth një ore duke mundësuar edhe lëvizjen e automjeteve të bllokuara.
Ndërkohë, policia e shtetit ka njoftuar se ka rritur prezencën në akset e rrezikuara nga rrëshqitje dheu apo inertesh. Më tej, policia ka apeluar drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar në rrugë.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente