Putin: Ukrainasit u përpoqën të godasin centralin bërthamor në Kursk
👁1231
Vladimir Putin akuzon drejtpërdrejt Ukrainën se po përpiqet të godasë centralin bërthamor rus të Kurskut.
Presidenti rus akuzoi Ukrainën se po përpiqej të godiste termocentralin bërthamor të Kurskut në një sulm gjatë natës dhe tha se Moska kishte informuar mbikëqyrësin e sigurisë bërthamore të OKB-së për situatën.
Putin, i cili nuk dha detaje të mëtejshme rreth incidentit apo prova dokumentare për të mbështetur pretendimin e tij, i bëri komentet gjatë një takimi me zyrtarë të lartë.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga pala ukrainase.
i.b./dita
Burimi