Pas marrjes së vulës, PD thërret protestë kombëtare! Ja data kur pritet të zhvillohet
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën Sali Berishës, Partia Demokratike do të organizojë protestë kombëtare ne muajin korrik.
Sipas burimeve, dy janë ditët që do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë që do të mbahet sot në orën 18:00, për mbajtjen e protestës, 12 korrik ose 13 korrik. Se cila do të jetë dita, kjo do të vendoset nga Kryesia.
Për shkak të temperaturave të larta, është menduar që kjo protestë të zhvillohet në orën 20:00, duke mundësuar që qytetarët të mos kenë shqetësime për shkak të motit ekstrem.
Kjo protestë kombëtare e opozitës vjen pas akuzave të vazhdueshme që PD ka bërë ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për lidhje me krimin e organizuar, me mafian dhe pastrimin e parave.
Këto akuza janë përforcuar edhe më shumë, pas investigimeve te Rai 3 në Itali. Në të njëjtën kohë opozita ka protestuar 13 javë përpara Bashkisë së Tiranës, kundër Erion Veliajt, duke i kërkuar atij dorëheqjen dhe përballjen me drejtësinë, për shkak të dosjes 5D dhe Inceneratorit të Tiranës.
j.l./ dita
Burimi