Laburistët sigurojnë qeverisjen pas 14 vitesh, e vetmja shqiptare nuk ia del të sigurojë mandatin

Laburistët sigurojnë qeverisjen pas 14 vitesh, e vetmja shqiptare nuk ia del të sigurojë mandatin

Laburistët e Keir Starmer janë rikthyer zyrtarisht në pushtet pas 14 vitesh në Britani duke mposhtur konservatorët që ishin në pushtet.
Lideri laburis Keir Starmer tashmë është duke bërë gati gjithçka për kalimin e tij në numrin 10 të Downing Street.
Kryeministri aktual Rishi Sunak e pranoi publikisht disfatën, pasi telefonoi pasardhësin e tij, Keir Starmer, për ta uruar atë për postin e tij si kryeministër i ri i Britanisë.
Laburistët arrijnë fitoren historike duke u rikthyer në pushtet pas 14 vjetësh qeverish konservatore.
Më i madh se ai i Tony Blair, në vitin 1997, pasi pas pesë kryeministrave konservatorë, Brexit, masave shtrënguese, krizës në fuqinë blerëse dhe përkeqësimit të sistemit shëndetësor publik, konservatorët pësuan një humbje masive, dërrmuese, duke u përballur me pakënaqësinë e popullit britanik.
Numërimi i votave deri tani tregon se Laburistët kanë fituar 375 vende, Konservatorët 94, Lib Dems 52, 6 secili për Partinë Kombëtare Skoceze dhe Partinë Reforme të Farage.
Ndërkohë e vetmja shqiptare që kandidoi për një vend në parlamentin britanik nga radha e konservatorëve, nuk ka mundur ta sigurojë një mandat deputeteje.
Sara Gezdari konkurronte në zonën më të pasur të Londrës në Richmond Park ku liberaldemokratët kryesojnë me diferencë të thellë votash.
Kandidatja e Liberaldemokratëve, Sarah Olney ka grumbulluar 28.528 vota, ndërsa Gezdari e Konservatorëve 11.373 vota.
 
j.l./ dita
Burimi