Ky është i riu që humbi jetën dje në aksident, 21-vjeçari pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve

Ky është i riu që humbi jetën dje në aksident, 21-vjeçari pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve

Një 21-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në aksin “Koplik-Dedaj”.
I riu humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti doli nga rruga. Për shkak të plagëve të marra, 21-vjeçari i identifikuar si  Gjeto Gjonaj ndërroi jetë.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me këtë lajm tragjik duke zbuluar se Gjeto Gjonaj, ishte pjesë e strukturës së Policisë së Burgjeve.
Drejtoria e Burgjeve shkruan se Gjeto që humbi jetën në aksidentin tragjik kishte ëndrra të mëdha për të shërbyer në sistemin e drejtësisë, ëndrra që mbrëmë ju prenë në mes.
“Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, së bashku me stafin, janë pranë familjes Gjonaj në këtë moment të vështirë, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet në reagim.
i.b./dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente