Erdhi në Shqipëri prej divorcit? 26-vjeçarja ruse gjendet e varur brenda banesës në Durrës

Erdhi në Shqipëri prej divorcit? 26-vjeçarja ruse gjendet e varur brenda banesës në Durrës

Një 26-vjeçare nga Rusia është gjetur e pajetë ditën e sotme në lagjen nr.13 në qytetin e Durrësit.
Uniformat blu bëjnë me dije se 26-vjeçarja dyshohet se është vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, në një banesë që jepet me qira ditore.
Banesa në të cilën 26-vjeçarja jetonte me qira ditore është në pronësi të një shtetase çeke.
Nuk dihen ende rrethanat dhe motivi që çoi të renë në këtë akt ekstrem. Sipas një versioni ajo la lënë një letër ku shkruan se ishte në proces divorci dhe se bashkëshorti nuk kishte lidhje me aktin që po kryente.

Njoftimi i Policisë:
Më datë 29.11.2024, në lagjen nr. 13, në një banesë që jepet me qira ditore, në pronësi të shtetases M. K., (shtetase çeke) është gjetur, dyshohet e vetëvarur në derën e dhomës së gjumit, shtetasja ruse A. A., 26 vjeçe.
26-vjeçarja e kishte marrë banesën me qira ditore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
 
j.l./ dita
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente