Emërohet ambasadori i ri Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë
👁992
Nick Abbott është emëruar si ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Njoftimi është bërë nga Ambasada Britanike në vendin tonë.
Ai do ta nisë punën në muajin shtator.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Nick Abbott do të zëvendësojë në shtator ambasadorin Alastair King-Smith.
j.l./ dita
Burimi