Dënohet ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të vuaj 2 vite e 8 muaj burg

Dënohet ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako do të vuaj 2 vite e 8 muaj burg

GJKKO ka shpallur vendimin për ish-kryebashkiakun e Durrësit ku e ka dënuar këtë të fundit me 4 vite burg. Gjykata pranoi kërkesën e porkurorisë por ky dënim me 4 vite i konvertohet në 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Vangjush Dako u arrestua në qershor 2023 pasi ndaj tij ishte caktuar ‘arrest me burg’ por pas 8 muajsh, në shkurt 2024 GJKKO vendosi të ndryshojë masën e sigurisë në ‘arrest shtëpie’ për shkak të kalimit të afateve. Ndaj ish-zyrtarit vendor rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Në korrik të këtij viti Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë Fatmir Ejupi, Fiqiri Farruku dhe Ardian Bulku janë dënuar me nga 2 vite burg, por ky denim me burg u pezullohet dhe vihen në shërbim prove.
i.b./dita
Burimi