DATAT: Samiti i NATO për 75-vjetorin e themelimit, Rama niset drejt Washingtonit

DATAT: Samiti i NATO për 75-vjetorin e themelimit, Rama niset drejt Washingtonit

Kryeministri Edi Rama është nisur drejt Washingtonit për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, në një takim të nivelit të lartë. Samiti do të mbahet prej datës 9 deri më 11 korrik.
Aleanca pritet të trajtojë gjithashtu shqetësimet kryesore që lidhen me sigurinë në Ukrainë ndërsa vazhdon agresioni rus, si dhe sfidat në rajonin e Indo-Paqësorit.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë thënë se e ardhmja e Ukrainës qëndron tek aleanca dhe këtë javë, grupi do të zbulojë hapat konkretë që synojnë ta sjellin Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO.
Në samitin e Washingtonit pritet të flitet po ashtu për shumë shifra në lidhje me atë se sa shumë i kanë rritur aleatët shpenzimet në vitet e fundit. Më 2014 u dha një zotim se të gjitha vendet anëtare duhet ta arrijnë cakun prej 2 për qind brenda një dekade, por ky zotim nuk është përmbushur plotësisht.
 
j.l./ dita
Burimi