Çmimet e qumështit në Shqipëri, 20.7% më të larta se mesatarja e BE në 2023

Çmimet e qumështit në Shqipëri, 20.7% më të larta se mesatarja e BE në 2023

Vit pas viti Shqipëria po ngjitet ne mesin e vendeve me çmimet më të larta të bulmetit në Europë sipas të dhënave të Eurostat. Në publikimin e shpenzimeve të familjeve për shportën e mallrave të konsumit, Instituti Europian i Statistikës e renditi Shqipërinë në vendin e tetë për nivelin e lartë të çmimeve të qumështit dhe nënprodukteve të tij në mesin e 38 shteteve.
Një vit më parë në 2022 Shqipëria kishte çmimet e bulmetit 11.7% më të larta se mesatarja e BE-së, duke u renditur në mesin e 14 vendeve ne nivelin më të lartë të çmimit. Sipas Eurostat vendet më çmime më të larta të bulmetit ishin Islanda me 155 % të mesatares se BE-së, Luksemburgu me 141.8%. Greqia me 138%, Malta me 129%, Bullgaria me 126.9%, Qipro 124% dhe Shqipëria me 120.7%.
Në krahun tjetër çmimet më të ulëta të bulmetit në Europë ishin në Poloni sa 77.7 % e mesatares së BE-së, Maqedoninë e Veriut me 80.9%, Franca me 91.7% Bosnja me 91.8% dhe Turqia me 92.9% të mesatares së BE. Shqipëria rezulton të jetë vendi me çmimet më të larta të bulmetit në Rajon me një diference gati 40 pikë % me Maqedoninë dhe gati 30 pikë % me vendet e tjera.
Çmimet e larta të bulmetit në vendin tonë ngjajnë paradoksale po të kemi në konsideratë strukturën e ekonomisë tonë ku 20 % e PBB-së dominohet nga bujqësia. Me 2020 çmimi i bulmetit dhe vezëve në vendin tonë ishte sa 105% e mesatares se BE-së, por në tre vitet e mëvonshme u rrit edhe me 15 pikë përqindje.
Në vitin 2014 çmimet e bulmetit në vendin tonë ishin sa 95% e mesatares se BE-së, por me reduktimin e shpejtë të numrit të bagëtive çmimet u rriten me shpejtësi. Bulmeti dhe vezët janë produkti kryesor i shportës së mallrave me rendësi të lartë në procesin ushqyerjes të rekomanduara për konsum të përditshëm në të gjithë grup-moshat nga Organizata Botërorë e Shëndetësisë. Çmimet e larta të këtyre produkteve përveçse rendojnë kostot e jetesës rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës që nuk mund të përballojë financiarisht blerjen e përditshme të tyre.

Monitor
Burimi