Ana e errët e Dubait, historia e shitësit të pronave që e kalbën në burg, më pas zbulohet se donin t’i merrnin biznesin
Në vitin 2008, zhvilluesi i pasurive të paluajtshme, R.C. u arrestua në Dubai, fillimisht i akuzuar për pastrim parash, pasi një bankë lëshoi një denoncim se ai kishte keqpërdorur një kredi. Ai u dënua fillimisht me 10 vite burg për mashtrim. Gruaja e tij, H.C, tregon historinë e tyre të dhimbshme dhe tronditëse.
H. ishte e shqetësuar kur mësoi për arrestimin e tij dhe besonte se ishte një gabim që do të zgjidhej shpejt. Por bashkëshorti mbeti në një burg të sigurisë së lartë në shkretëtirë pa gjyq për tre vjet, ndërsa H. përpiqej të përqendrohej në rritjen e tre fëmijëve të tyre, më i vogli vetëm gjashtë vjeç.
Pas tre vitesh pa gjyq, R. u gjykua dhe u dënua jo për pastrim parash, por për mashtrim, ndërsa akuzat për pastrim parash u hodhën poshtë. Gruaja e kishte të vështirë të përballonte mungesën e tij dhe të siguronte stabilitet për fëmijët e tyre. Me kalimin e kohës, R. u dënua edhe me 20 vite burgim shtesë për borxhe (borxhi është çështje penale në Dubai) dhe tani pritet të lirohet në vitin 2038.
Çifti dhe fëmijët e tyre
Në vitin 2022, një grup pune i Kombeve të Bashkuara e shpalli gjyqin si të padrejtë dhe burgosjen e tij si arbitrare, duke shkelur tetë nene të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Kjo çështje është mbështetur nga fushata e Drejtësisë Globale, e cila e ka quajtur çështjen një “ndëshkim të sajuar për të kapur biznesin e tij.”
Në fillimet e burgimit R. nuk mendonte se ishte e nevojshme të kërkonte publicitet për çështjen e tij, duke u fokusuar në mbrojtjen dhe stabilitetin e fëmijëve. Por pas shumë viteve pa drejtësi familja e ka ngritur çështjen në institucione ndërkombëtare dhe ka kërkuar drejtësi.
Gjatë viteve të tij në burg, R. ka humbur dy prindërit e tij si dhe i është shfaqur tuberkulozi dhe tensioni i lartë i gjakut.
Burgimi i tij në Dubai ka zbuluar një anë të errët të qytetit të njohur për kullat e larta dhe brigjet e kaltra, duke treguar realitetin e ashpër të intrigave duke përdorur bankat dhe policinë në atë vend.
Bashkëshortja me djemtë dhe vajzën në 2019
j.l./ dita
Burimi