Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Gaza në prag katastrofe, moti i rënduar përshkallëzon krizën e strehimit! Shiu i rrëmbyeshëm përmbyt 70 mijë tenda, kërkohet ndërhyrje humanitare

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë përkeqësuar ndjeshëm situatën humanitare në Rripin e Gazës, ku mijëra familje të zhvendosura përballen me pasojat e motit të keq. Sipas raportimeve të gazetës Times of Israel, duke cituar zyrën e shtypit të qeverisë së Hamasit, “shiu ka përmbytur 70,000 tenda që strehojnë banorë të zhvendosur të Gazës në 12 orët e fundit”. Po sipas të njëjtit burim, dëmet materiale të shkaktuara nga kushtet atmosferike të dimrit “vlerësohen në 3 milionë dollarë deri më tani”. Përveç përmbytjeve të tendave, përkeqësimi i motit ka sjellë edhe dëmtime strukturore në zonat e banuara. Zyra qeveritare bën me dije se “shumë mure u shembën në disa zona të Rripit, duke shkaktuar lëndime” te qytetarët. Situata e rënduar me...