Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

Rritja e çmimeve të banesave në Shqipëri është ngadalësuar ndjeshëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, duke sinjalizuar një ritëm më të moderuar të tregut të pasurive të paluajtshme. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Indeksi Fisher i çmimit të banesave mbeti i pandryshuar krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë u rrit me 10%. Ky ritëm është dukshëm më i ulët krahasuar me periudhat e mëparshme. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, rritja vjetore kishte qenë 28%, ndërsa në gjashtëmujorin e parë të atij viti kishte arritur në 41.7%. Në Tiranë, çmimet e banesave u rritën me 10% krahasuar me gjashtëmujorin e dytë të vitit 2025, ndërsa në...