Francë, protestuesit i këputet dora nga shpërthimi i një granate të hedhur nga policia
Një protestues i ri ka humbur dorën pas shpërthimit të një granate gjatë protestave në Saint-Étienne, në Francën qendrore. Ngjarja e rëndë ndodhi në një kohë kur vendi po përballet me protesta të studentëve, sindikatave, “jelekëve të verdhë” dhe fermerëve. Sipas prefekturës së departamentit Loire, i plagosuri është një i ri rreth të 20-ave. Autoritetet konfirmuan se bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por nuk dhanë detaje të tjera zyrtare. Ai mori ndihmën e parë në vendngjarje nga një mjek i pranishëm në protestë dhe më pas u transportua në qendrën spitalore universitare të qytetit. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga agjencia AFP, granata ishte e tipit lotsjellës dhe ishte hedhur nga forcat e rendit. I riu ka treguar se e kishte marrë pajisjen në...
Burimi:
syri.net