Franca merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në shtator
Franca mori të martën presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për në shtator, duke u zotuar të përparësojë konfliktet e mëdha, shqyrtimet e mandatuara dhe debatet tematike. Franca gjithashtu riafirmoi angazhimin e saj ndaj multilateralizmit, gjatë seancave të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që fillojnë këtë muaj. Ambasadori francez në OKB, Jerome Bonnafont, përshkroi programin e punës së këshillit për shtatorin gjatë një konference për shtyp. Bonnafont u zotua për një “angazhim ndaj multilateralizmit, dhe për të siguruar që ky angazhim të përkthehet në një presidencë të suksesshme për këtë muaj”. "Ne do të përpiqemi për një rend ndërkombëtar të bazuar në ligj dhe drejtësi", tha ai. Presidenca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do t'i kalojë Greqisë...
Burimi:
syri.net