FMN zbulon shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Shqipëria pritet të regjistrojë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë vitit 2026, ndërsa inflacioni parashikohet të jetë në nivelin 3.2%. Të dhënat janë pjesë e vlerësimeve të publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar për ekonominë shqiptare. Sipas parashikimeve, ekonomia e vendit do të vijojë të ruajë ritme pozitive rritjeje, pavarësisht pasigurive që karakterizojnë ekonominë globale, të ndikuara nga tensionet gjeopolitike, zhvillimet tregtare dhe luhatjet e çmimeve të energjisë. Në raportin e tij, FMN vlerëson se ekonomia botërore do të përballet me një ngadalësim të rritjes ekonomike në 3.1% gjatë vitit 2026, përpara se të përshpejtohet në 3.4% në vitin 2027. Ndërkohë, inflacioni global parashikohet të rritet në 4.7% gjatë vitit 2026, përpara se të zbresë në 4.1% një vit më pas. FMN paralajmëron se përshkallëzimi i...
Burimi:
javanews.al