No Image Available

Flakë edhe te Piramida, protestuesit thyejnë xhamat e bizneseve

 “Furtuna” e protestuesve ndalon te Piramida, thyejnë xhamat e bizneseve në katin e parë dhe i vënë flakën Pas sheshit Skënderbej dhe Ministrisë së Ekonomisë, protestuesit kanë ndaluar edhe te Piramida. Ata kanë thyer xhamat e bizneseve në katin e parë dhe u kanë vënë flakën. Po ashtu në flakë janë përfshirë edhe tabelat reklamuese, si dhe janë shkatërruar objekte përreth.