FIFA paguan miliona për faturën tatimore në SHBA të Gianni Infantinos!

FIFA paguan miliona për faturën tatimore në SHBA të Gianni Infantinos!

FIFA ka paguar taksat e kreut të saj, Gianni Infantino me një kosto që pritet të arrijë në rreth 4 milionë dollarë. Kjo është bërë pa i bërë publike këto shpenzime, pavarësisht premtimeve për transparencë. Siç raportoi të hënën gazeta “New York Times”, një komitet prej tre personash në organin drejtues të futbollit botëror, në të cilin bënte pjesë edhe një mik i Infantinos, vendosi në vitin 2024 që FIFA të mbulonte faturën e taksave. Kjo ndodhi në kohën kur Infantino u shpërngul nga Zvicra (ku taksat janë të ulëta) në Miami, Florida, ku pritej që taksat do të ishin më të larta. Debbie Hewitt dhe Bruno Chiomento Miku në fjalë, Bruno Chiomento, i cili mban postin e kreut të qeverisjes, auditimit dhe pajtueshmërisë në...