Festa e 1 Majit, fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Festa e 1 Majit, fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës

Pika kufitare e Qafë-Thanës është përballur me një fluks të shtuar të mjeteve dhe udhëtarëve në prag të festës së 1 Majit. Emigrantë shqiptarë që vijnë nga Maqedonia e Veriut kanë zgjedhur ta kalojnë ditën e pushimit pranë familjeve të tyre në Shqipëri. Autoritetet doganore bëjnë me dije se pavarësisht fluksit, sistemi po funksionon normalisht dhe nuk janë raportuar probleme në procesin e kalimit kufitar.
Burimi: Sot.com.al