Fëmija 2-vjeçar rrëzohet në këndin e lojërave, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Fëmija 2-vjeçar rrëzohet në këndin e lojërave, dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës

Rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, në Spitalin Rajonal të Lezhës është dërguar me urgjencë një fëmijë 2-vjeçar pas një incidenti të ndodhur në ambientet e një kompleksi pushimi në Shëngjin. Sipas informacioneve paraprake nga familjarët, fëmija është rrëzuar teksa po luante në një kënd lojërash. Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin Rajonal të Lezhës, i mituri është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Fatmirësisht vogëlushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për verifikimin e rrethanave të rastit.