Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit dhe shtetit të së drejtës! Të respektohen natyra dhe biodiversiteti (VIDEO)
Të paktën 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, 7 nga mazhoranca dhe 7 nga opozita, si dhe 5 eurodeputetë ndodhen sot në Zvërnec, në kuadër të Komisionit Parlamentar të Asociim-Stabilizimit. Mes tyre edhe eurodeputeti grek Fredi Beleri, i cili ka mbërritur i pari në Zvërnec, ku është shprehur se vizita synon të shohë nga afër situatën në zonë, me fokus te biodiversiteti dhe mbrojtja e mjedisit. Beleri tha se është pro zhvillimit, por theksoi se investimet duhet të realizohen duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit të së drejtës. “Zhvillimi të jetë i qëndrueshëm dhe biodiversiteti dhe natyra të respektohen. Janë 5 eurodeputetë që kanë ardhur. Nga Shqipëria janë 14 deputetë”, tha Beleri. I pyetur nëse është pro investimit në Zvërnec, eurodeputeti u përgjigj: “Unë...
Burimi:
javanews.al