Euro kap një tjetër minimum të ri historik
Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur javën në rënie të mëtejshme dhe ka prekur një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 91.1 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Rënia vjetore e kursit Euro-Lek po zgjerohet më tej dhe ka arritur nivelin 6.1%. Përballë presioneve të shtuara mbi kursin e këmbimit, Banka e Shqipërisë i ka rritur më tej blerjet e valutës këtë vit. Sipas informacionit mbi ndërhyrjet në tregun e parasë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti Banka Qendrore ka blerë gjithsej 524 milionë euro, shifër kjo 224% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nga këto, 143 milionë euro ishin blerje...
Burimi:
syri.net