Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë
foto ilustruese TIRANË-Shqipëria vijon të ketë një nga nivelet më të ulëta të mjekëve në raport me popullsinë në Ballkanin Perëndimor, duke mbetur shumë larg mesatares së Bashkimit Europian. Sipas të dhënave të Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) për vitin 2025, Shqipëria kishte 22.7 mjekë për 10 mijë banorë, ose vetëm 53% të mesatares së Bashkimit Europian. Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria lë pas vetëm Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, ndërsa diferenca me vendet e tjera është e konsiderueshme. Maqedonia e Veriut ka numrin më të lartë të mjekëve në raport me popullsinë, me 33.8 për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Serbia me 32.3 dhe Mali i Zi me 27.9. Në Bosnjë-Hercegovinë ky tregues është 21.1 mjekë për 10 mijë banorë, ndërsa...
Burimi:
zeri.ai