Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit
Ekonomia shqiptare pritet të prodhojë më shumë dhe të gjenerojë më tepër të ardhura në vitin 2027. Për herë të parë Prodhimi Kombëtar pritet të kalojë vlerën e 30 miliardë eurove, me rritje prej 1.5 miliardë euro në raport me vitin aktual 2026, i cili pritet të mbyllet me PBB, afro 29 miliardë euro. PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTO Viti 2026 29 mld euro Viti 2027 30.5 mld euro Viti 2028 32.1 mld euro Viti 2029 33.8 mld euro Ky projeksion mbështetet në pritshmëritë ambicioze për rritjen ekonomike, për procesin e integrimit. Por as viti tjetër nuk ka një ‘dritë jeshile’ për të nxjerrë bujqësinë nga kriza. “Në periudhën afatmesme 2027-2029, rritja parashikohet të ruajë trajektore pozitive, me një normë mesatare prej rreth 4.0% në vit,...
Burimi:
javanews.al