Drejtori i ri i Doganave, Fation Shehu takohet me homologun e  Kosovës! Në fokus patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër

Drejtori i ri i Doganave, Fation Shehu takohet me homologun e Kosovës! Në fokus patrullimet e përbashkëta në kufirin e gjelbër

Organizimi i patrullimeve të përbashkëta në kufirin e gjelbër, forcimi i shkëmbimit të informacionit dhe zgjerimi i bashkëpunimit në fushën e sistemeve informatike dhe logjistikës ishin në fokus të takimit mes drejtuesve të administratave doganore të Shqipërisë dhe Kosovës. Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Fation Shehu, zhvilloi këtë të diel, më 29 nëntor, takimin e tij të parë zyrtar me homologun nga Kosova, Agron Llugaliu. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, takimi shërbeu për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit dhe identifikimin e hapave konkretë për zgjerimin e tij, në funksion të një administrimi doganor më efikas dhe lehtësimit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. “Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua intensifikimit të bashkëpunimit operacional, përmes organizimit të patrullimeve të përbashkëta në...