Kosto të larta dhe çmime të ulëta, si po mbetet stok vaji i ullirit

Kosto të larta dhe çmime të ulëta, si po mbetet stok vaji i ullirit

Vaji i ullirit rrezikon të mbetet stok i pashitur në shtëpitë e fermerëve, për shkak të mungesës së tregut. Grumbullimi dhe eksportet janë pothuajse të bllokuara, pasi çmimi i ofruar prej 300–350 lekësh për litër është nën koston e prodhimit. Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë për grumbullimin e vajit, ndërsa KASH propozon ngritjen e njësive të përbashkëta të shërbimit për uljen e kostove Dorina Azo, MONITOR Agron Qypi, fermer në zonën e Belshit, zotëron rreth 400 rrënjë ullinj. Ai thotë se këtë vit, prodhimi është rritur ndjeshëm, për shkak të ciklit periodik të prodhimit të ullirit dhe shtimit të shërbimeve. Nga rreth 17 kg ullinj për rrënjë që mori sezonin e kaluar, këtë vit po merr afërsisht 30 kg. Sipas fermerëve të kësaj zone, rritja...