Shoqata ‘Mos ma prekni Vlorën’: Arrestohet Arben Abazaj, Gëzim Zilja denoncon shoqërimin e anëtarëve të tjerë

Shoqata ‘Mos ma prekni Vlorën’: Arrestohet Arben Abazaj, Gëzim Zilja denoncon shoqërimin e anëtarëve të tjerë

Shoqata patriotike “Mos ma prekni Vlorën” ka reaguar pas arrestimit të anëtarit të saj, Arben Abazaj, në orët e para të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e Festës së Pavarësisë. Në një deklaratë publike, në emër të shoqatës, Gëzim Zilja pretendon se arrestimi është kryer pa shkak dhe pa asnjë arsye të ligjshme. Sipas tij, policia ka shkuar edhe në banesat e disa anëtarëve të tjerë të shoqatës, me qëllim shoqërimin e tyre. Zilja i bën thirrje Policisë së Shtetit që të lirojë Arben Abazajn dhe të ndërpresë, siç e cilëson ai, atë që e quan presion ndaj anëtarëve të shoqatës. Arben Abazaj Fashistët e Edi Ramës arrestojnë anëtarët e Shoqatës “Mos ma prek Vlorën”. Sot, duke u gdhirë dita e shpalljes së Pavarësisë, policia...