Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Kufizimi i interesave të kredive konsumatore hyn për herë të parë në ligjin për mbrojtjen e konsumatorit

Kuvendi ka miratuar ligjin e ri për mbrojtjen e konsumatorit, i cili parashikon për herë të parë kufizimin e interesave të kredive konsumatore që marrin qytetarët. Sipas ligjit që pritet të hyjë në fuqi, Banka e Shqipërisë dhe ministria e Ekonomisë do të hartojnë një udhëzim të përbashkët. Ky udhëzim synon të mbrojë qytetarët nga abuzimet e mundshme me interesat dhe kostot e këtyre kredive. Lëvizja vjen pas një skeme mashtrimi me kreditë që u zbulua më shumë se dy vite më parë. Ajo preku direkt e indirekt rreth 100 mijë qytetarë, sipas të dhënave të përfshira në ligj. Dy subjekte të licencuara për mbledhjen e kredive me probleme, MCA dhe FINAL, të cilave bankat u kishin shitur këto kredi, u rritën detyrimet qytetarëve përmes...