VIDEO/ Zjarr masiv në një pallat në Kinë, 14 viktima dhe 38 të plagosur
Një zjarr i përmasave të mëdha në një pallat apartamentesh në qytetin Taiyuan, në provincën Shanxi të Kinës, u ka marrë jetën 14 personave, ndërsa 38 të tjerë janë dërguar në spital. Sipas mediave, zjarri shpërtheu të dielën në orën 16:59 me kohën lokale, në një ndërtesë banimi në qendër të qytetit. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll. Flakët u shuan rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit përfundoi në orën 20:30. Si pasojë e ngjarjes, 14 persona humbën jetën, ndërsa 38 të tjerë u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, autoritetet kineze kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e zjarrit. 🇨🇳 Deadly high-rise fire in Taiyuan, China, leaves 14 people...
Burimi:
syri.net