Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde ka paralajmëruar inflacion të lartë në Europë, ndërsa Banka Qendrore Europiane po shqyrton një tjetër rritje të normave të interesit në dhjetor. Inflacioni në Eurozonë pritet të mbetet i lartë gjatë muajve të ardhshëm, ndërsa Banka Qendrore Europiane (BQE) po shqyrton mundësinë e një tjetër rritjeje të normave të interesit në dhjetor. Paralajmërimi vjen nga presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, në një intervistë për gazetën japoneze Yomiuri Shimbun. Lagarde tha se ende nuk mund të konfirmojë nëse normat e interesit do të rriten muajin e ardhshëm, por theksoi se aktualisht nuk ka sinjale që tregojnë një ndryshim të prirjes së inflacionit. “E dimë se normat e inflacionit do të mbeten të larta gjatë tremujorëve të ardhshëm”, deklaroi ajo. Sipas...