Tronditet Athina/ Një trup i pajetë gjendet brenda një valixheje në anë të rrugës

Tronditet Athina/ Një trup i pajetë gjendet brenda një valixheje në anë të rrugës

Mediat greke raportojnë një ngjarje të rëndë mbrëmjen e kësaj të diele. Një trup i pajetë i një gruaje i futur brenda një valixheje u gjet në anë të rrugës në lagjen ‘Agios Panteleimonas’ të Athinës. Fillimisht u tha se trupi ishte i një burri. Flitet se trupi i pajetë i përket një gruaje me origjinë afrikane. Ishte një 28-vjeçar i huaj që po kalonte aty dhe që ndjeu erën e fortë ai që lajmëroi policinë. Kur forcat e rendit mbërritën në vendin e ngjarjes vunë re se brenda valixhes ndodhej një trup njeriu. Zona është rrethuar tashmë nga një prani e madhe policie. Një patolog mjeko-ligjor është gjithashtu në vendngjarje, ndërsa po hetohen rrethanat në të cilat u gjet trupi i pajetë. Për momentin...