Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Endri Çela: “Zullulandia” kur një popull nuk e pranon mendimin kritik e mbetet në zonën e komfortit të kafes e cigares
👁13336
Shfaqja “Zullulandia” mbështetur mbi motivet e Faik Konicës dramatizuar dhe përshtatur nga Endri Çela ka për subjekt një ngjarje krejt të veçantë, e dhënë në plan satirik. Vepra teatrore shënoi këto ditë premierën në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë, por regjisori Endri Çela në intervistën për gazetën “SOT” rrëfen punën për t’a sjellë në skenë dhe çfarë i përcjell ajo publikut. Regjisori tregon se dëshira që fjala kritike e Faik Konicës dhe mendimi i tij euridik të ketë më shumë zë, ka qenë shtysa e tij për të kthyer në vepër teatrore disa pjesë të veprës...