EMRI/ Iku në dasmë, hajdutët i grabisin kryefamiljarit gjatë natës 15 milionë lëkë
Një vjedhje natën ka ndodhur në fshatin Shelegar, bashkia Sarandë. Vjedhja ka ndodhur gjatë natës të së martës kur nuk kishte asnjë prej familjarëve në banesë, për faktin se ata ishin në dasmën e një njeriut të tyre. Vjedhja ka ndodhur në shtëpinë e Mejdi Tushes në Shelegar. Rasti u konstatua kur njeri prej familjarëve shkoi në shtëpi dhe u përball me rrëmujën e krijuar në banesë, ndërsa menjëherë ka kuptuar se dikush kishte hyrë në banesë. Menjëherë u njoftua policia e Sarandës e cila shkoi në vend. Sipas burimeve nga familjarët mësohet se janë vjedhur rreth 15 milionë lekë (të vjetra) dhe disa bizhuteri. Njëherazi mësohet se familja Tusha kishte edhe kamer tek shtëpia por që hajdutët kishin qenë finokë pasi kishin thyer fillimisht...
Burimi:
syri.net