Raporti i KE-së për Shqipërinë, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve!
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kanë reaguar pas publikimit të Raportit 2026 të Komisionit Europian për Shqipërinë, duke kërkuar zbatimin pa vonesë të rekomandimeve për sistemin e drejtësisë, raporton Anila Hoxha. Në një deklaratë të përbashkët, tre organizatat vlerësojnë progresin e bërë në funksionimin e gjyqësorit dhe forcimin e pavarësisë përmes përfundimit të procesit të vetingut, por ngrenë shqetësime për problematikat që vijojnë të mbeten të pazgjidhura. Duke iu referuar raportit të Komisionit Europian, ato theksojnë se kanë vijuar përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, edhe në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Një tjetër shqetësim lidhet me konfliktin për zbatimin...
Burimi:
javanews.al