Masat e Ramës për të ndëshkuar protestuesit, PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave
Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e akteve normative dhe vendimit të qeverisë, të cilat lidhen me rregullat dhe masat për protestat. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili deklaroi se kërkesa synon shfuqizimin e aktin për kufizimin e protestave, kompensimin e dëmeve të shkaktuara gjatë tubimeve dhe krijimin e një regjistri policor për personat e përfshirë në akte dhune. Demokratët kanë kërkuar gjithashtu pezullimin e zbatimit të këtyre akteve deri në shqyrtimin përfundimtar të çështjes nga Gjykata Kushtetuese. “Kemi depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e Aktit Normativ nr. 5/2026, Aktit Normativ nr. 6/2026 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 815/2026, datë 28 tetor 2026, si dhe...
Burimi:
gijotina.com