Tjetër alarm për bombë në qiejt e Europës, 21 raste të raportuara brenda tri ditësh
Një valë kërcënimesh për bombë ka vënë në alarm disa aeroporte evropiane, duke detyruar devijimin e fluturimeve dhe kryerjen e kontrolleve të sigurisë ndaj disa avionëve. Dy alarme për bombë janë raportuar mëngjesin e sotëm. I pari kishte të bënte me një avion të Ryanair, të nisur nga Roma, i cili u ul në Lisbonë rreth orës 08:00. Pas marrjes së kërcënimit, autoritetet portugeze aktivizuan një operacion sigurie dhe po verifikojnë besueshmërinë e informacionit. Një tjetër alarm u raportua për një fluturim të Wizz Air nga Praga drejt Romës. Avioni u devijua drejt Venecias, ku policia nisi kontrollet përkatëse. Sipas të dhënave të Eurocontrol, vetëm më 5 nëntor u raportuan kërcënime për 14 fluturime, ndërsa më 3 nëntor u regjistruan edhe shtatë raste të tjera....
Burimi:
kohajone.com