Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë kundër paketës fiskale: Rritja e taksave rrezikon investimet e huaja
Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) ka shprehur shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mbi biznesin dhe konsumin mund të ndikojë negativisht në investimet e huaja, konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe krijimin e vendeve të reja të punës. DIHA kërkon rishikimin e disa masave, konsultim të plotë me biznesin dhe periudha tranzitore për zbatimin e ndryshimeve fiskale. Në një deklaratë publike, DIHA, e cila përfaqëson interesat e investitorëve gjermanë dhe kompanive anëtare në Shqipëri, thekson se qëndrueshmëria dhe parashikueshmëria e politikave tatimore janë ndër faktorët kryesorë që ndikojnë në vendimet për investime afatgjata. Sipas shoqatës, Paketa Fiskale 2027 përmban disa masa pozitive për familjet dhe punonjësit, por një pjesë e lehtësimeve financohen përmes rritjes së barrës tatimore mbi...
Burimi:
gijotina.com