Paraburgim për policët serbë që dyshohet se keqtrajtuan studentë dhe qytetarë të tjerë
Gjykata Themelore në Beograd tha ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë për nëntë ish-pjesëtarë dhe pjesëtarë aktualë të policisë serbe lidhur me dyshimet për keqtrajtim të studentëve dhe qytetarëve të tjerë në Serbi. Masa u caktua nga ish-zyrtarëve dhe zyrtarëve aktualë të Njësisë për Sigurimin e Personave dhe Objekteve të Caktuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Vendimi vjen pas kërkesës së Prokurorisë Themelore Publike në Beograd, e cila i akuzon të dyshuarit se më 14 gusht, në garazhin e Qeverisë së Serbisë, në cilësinë e zyrtarëve të kësaj njësie, duke përdorur forcën dhe kërcënimet, u kanë shkaktuar dhimbje dhe vuajtje të mëdha studentëve dhe qytetarëve të dëmtuar, me qëllim që të merrnin prej tyre informacione, si dhe me qëllim...
Burimi:
syri.net