Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që t'i bashkohen nesër protestës në mbështetje të Revoltës Studentore kundër qeverisë së Edi Ramës. Gjatë konferencës për mediat, Berisha e cilësoi suksesin e studentëve si sukses të të gjithë shqiptarëve që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vend, duke vlerësuar guximin, sakrificat dhe vendosmërinë e tyre. "Të gjithë me studentët, të gjithë për studentët, për suksesin e revoltës së tyre", ishte mesazhi i kryedemokratit. Berisha: Së pari, një thirrje miqësore për çdo qytetar shqiptar, të bashkohemi nesër në protestën më të fuqishme në mbështetje të revoltës studentore kundër Padrinos së Shqipërisë, kreut të organizatës kriminale, narkodiktaturës që ka vendosur ai. Suksesi i revoltës studentore është sukses i çdo qytetari shqiptar...