Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
EMRI/ Dhunoi punonjësin e bashkisë së Athinës, arrestohet shqiptari i shpallur në kërkim nga autoritetet greke
👁4394
Është arrestuar shqiptari Romeo Nazifi, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Disa ditë më parë, 34-vjeçari, godi rëndë dhe dhunoi një punonjës të bashkisë të Athinës pasi tentoi ta parakalonte me makinë. Korrespodenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, raporton se 34 vjeçari u arrestua pa bërë shumë rezistencë. Ai do të dërgohet në gjykatë për masë sigurie. Autoritetet greke thonë se Romeo Nazifi konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë. Ai ka pas edhe në të kaluarën precedentë të rëndë penalë. Top Channel