EMRAT/ GJKKO gjobit avokatët pas bojkotit ndaj rregullores censuruese, 4 prej tyre e ankimojnë! Nisin proceset
Katër avokatë, Arben Peçi, Dorian Matlija, Gjon Kodra dhe Eduart Qehaja, kanë kundërshtuar në rrugë ligjore gjobat e vendosura ndaj tyre nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas mungesës së tyre në seanca gjyqësore. Mungesat kanë ndodhur për shkak të bojkotit nga avokatët, për shkak të rregullores censuruese në GJKKO. Dhoma Kombëtare e Avokatisë kishte vendosur bojkot pa afat të seancave në GJKKO dhe më pas edhe masave të sigurisë, pas debatit për rregulloren, e cila ndër të tjera kufizon futjen e telefonave celularë në sallat e gjyqit. Në këtë situatë, disa seanca kanë dështuar , ndërsa ndaj avokatëve që kanë mungur janë marrë masa me gjobë, nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të reja. Dorian Matlija ka qenë...
Burimi:
javanews.al