Ekzekutimi i Artan Myrtajt, historia e një zinxhiri kriminal që prej 2025-ës! Nga plagosja te tritoli dhe hakmarrjet
Një plagosje me armë zjarri, një seri shpërthimesh, një vrasje me tritol dhe tashmë një tjetër ekzekutim. Është kjo kronologjia e një historie kriminale që ka përfshirë disa emra në Sarandë dhe që sot shënoi një tjetër episod të rëndë me vrasjen e 44-vjeçarit Artan Myrtaj. I njohur si “Tani i Ruzhdiut”, Myrtaj u qëllua për vdekje mëngjesin e kësaj të diele (20 Shtator) në zonën e ish-agjencisë. Dy persona të maskuar, që lëviznin me motor dhe mbanin skafandra, dyshohet se e qëlluan me armë zjarri dhe u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Por atentati nuk preku vetëm objektivin. Nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, një kalimtar i rastit që ndodhej në vendngjarje. Saga e hakmarrjeve Përplasja që sot...
Burimi:
javanews.al