Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Ekspozita/Historia e Kolonjës në 200 materiale origjinale nga periudha 1880-1930
Studiuesi Niko Kotherja prezantoi për herë të parë një ekspozitë të veçantë që përmbledh punën dhe jetën e rilindasve dhe luftëtarëve të shquar nga zona e Kolonjës në periudhën 1880–1930. Ekspozita përmban mbi 200 materiale origjinale, duke përfshirë fotografi, dorëshkrime, libra, gazeta të rralla dhe botime të kohës, të cilat pasqyrojnë kontributin e figurave të njohura si Jani Vreto, Petro Nini Luarasi, motrat Qiriazi, Shahin Kolonja, Sabri Qyteza dhe shumë të tjerë.Në fokus janë personalitete me rëndësi kombëtare, që kanë dhënë kontribut të madh për Rilindjen Kombëtare dhe formësimin e identitetit shqiptar. Ndër materialet më të veçanta janë botimet origjinale...