Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Eksportet rriten në maj, INSTAT: Është ngushtuar deficiti tregtar gjatë 5 muajve të parë të 2025
👁12079
Në majin e këtij viti, eksportet, edhe pse me një rritje të vogël prej 1.2% më shumë se i njëjti muaj i një viti më parë, i janë kthyer trendit pozitiv. Kjo rritje, sipas Institutit të Statistikave, erdhi kryesisht nga grupet “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, si dhe nga eksportet e produkteve ushqimore dhe veshjeve. Megjithatë, një ndikim negativ në total ka pasur grupi i “Materialeve të ndërtimit dhe metaleve”. Për gjithë pesëmujorin janar-maj, eksportet arritën në 168 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 2.1%. Ndërkohë që importet për muajin maj u ulën me 2.1% krahasuar me majin...